|
|
||
Për të zgjedhur skedarët e teksteve, shtyp opsionin e menusë File | New në një nga butonat e opsioneve kryesore që dëshiron të përdorësh:
dhe do të të shfaqet një dritare me një buton i cili të kërkon të zgjedhësh tekstin apo tekstet.
Kur të shtypësh Choose Texts, do të të shfaqet një dritare e tillë:

Në të majtë është një hapësirë standarde për të kërkuar skedarin e tekstit, kurse në të djathtë një hapësirë për skedarët e zgjedhur.
Shtyp butonin browse (
) për të gjetur skedarin në të cilin ndodhen tekstet. Nevojiten skedarë tekstesh të thjeshta (.txt).

Shtyp butonin me dy shigjeta të vogla, ose tërhiq disa nga skedarët e teksteve nga e majta në të djathtë. Duhet të të shfaqet një dritare e tillë:
Për momentin WordSmith tregon (në hapësirën e mësipërme) se 6 skedarë tekstesh janë ruajtur për Concord (shiko Concord menjëherë sipër Files selected).
Shtyp butonin jeshil
ose mbyll dritaren.