Krijimi i një liste fjalësh

 

Që të bëni një listë fjalësh, në fillim shtypni butonin "WordList" (listë fjalësh) në faqen kryesore të programit WordSmith.        

 

 wordlist_button        

Pasi të hapet dritarja WordList (listë fjalësh), zgjidhni tekstet dhe do të shihni diçka të tillë.        

 

w_wizard_main_tab        

 

Këtu do të bëjmë një listë të thjeshtë fjalësh duke u mbështetur te dy skedarë me tekste (dramat Romeo dhe Xhulieta dhe Hamleti), prandaj shtypni Make a word list now (bëni një listë fjalësh tani).        

 

wordlist_freq        

 

Dritarja WordList do të tregojë një renditje të fjalëve sipas frekuencës së përdorimit të tyre. Fjalët me frekuencë më të lartë janë THE, AND, TO, etj. Përkrah secilës fjalë ju mund të shihni çfarë frekuence ka ajo në 2 tekstet që përdorëm dhe përqindjen e përdorimit të fjalëve, si dhe sa herë është realizuar secila fjalë në 2 tekstet tona.

 

Nëse dëshironi t'i shihni fjalët në renditje alfabetike, klikoni butonin e alfabetit në fund të dritares.        

 

wherefore_in_wordlist        

 

Tani rrëshqisni te wherefore. Ka 8 raste përdorimi të kësaj fjale, që është 0.01% e fjalëve që realizohen në të dyja dramat; ajo është e pranishme në të dyja dramat, jo vetëm te njëra.