Hyrje

Këto faqe do t'ju ndihmojnë që të filloni të përdorni programin WordSmith Tools. Çdo udhëzim shoqërohet me pamje të fotografuara të programit.

 

Kjo është faqja kryesore e komandave të programit WordSmith Tools.

 

main_controller        

 

Shihen tre butona për opsionet kryesore të programit dhe një sërë komandash për të zgjedhur parametrat që dëshironi.

Butoni "Concord" krijon konkordanca, butoni "KeyWords" gjen fjalët kyçe në tekste dhe butoni "WordList" prodhon listat e fjalëve në një tekst ose në një sërë tekstesh. Shtypni një nga tre butonat kryesorë që të filloni punën.