Kolokacionet dhe informacini reciprok

Këtu janë kolokacionet (fjalë që bashkërealizohen me njëra-tjetrën shumë shpesh për të qenë diçka e rastësishme) e fjalës AGO të llogaritura duke përdorur seksionin e shkruar të BNC (Korpusit Kombëtar Britanik), të renditura sipas frekuencës së përdorimit.

 

collocates_of_ago

 

Janë rreth 17,000 raste përdorimitë fjalës AGO dhe fjala YEARS është kolokacioni kryesor, e përdorur rreth 9,000 herë pranë fjalës AGO. Kështu, është e qartë që fjala Years është një kolokacion i rëndësishëm. Pothuajse të gjitha përdorimet e kësaj fjale gjenden në pozicionin L1 -- që është një fjalë në të majtë të fjalës ago.

Sidoqoftë, ka më shumë raste të fjalës the sesa të fjalës long, ose  të fjalëve months, weeks, etj.: kjo është një mënyrë për të mësuar se sa ngushtë është lidhur secili nga këto kolokacione  me fjalën AGO. A janë A, THE, WAS etj. vërtet të lidhura ngushtë me fjalën AGO?

 

Nëse tani zgjedhim komandën Compute | Relationships në menu

 

compute_mi_choice

 

dhe zgjedhim një listë fjalësh të përshtatshme që të përdoret për krahasim:

 

choose_bnc_wordlist

 

atëherë do të marrim listën që vijon, kur klikojmë kolonën Relation:

 

collocates_of_ago_sorted_by_mi

 

Elementi në krye të listës tanimë pasqyron shumë më mirë prirjen e fjalës AGO për të shoqëruar periudha kohore dhe numra.